Kevin De Bruyne ka folur rreth të ardhmes së tij në futboll.


Mesfushori belg ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, teksa tha se nuk e mendon momentalisht largimin dhe nuk ka bisedime me asnjë klub nga Arabia Saudite.

“Qëndrimi te City? Po, po… Kam lexuar shumë tituj rreth një transferimi në Arabinë Saudite, por nuk kam folur me askënd. Nëse ka një ofertë të mirë dhe i thua Pep-it që dëshiron të largohesh, atëherë është e mundur. Kjo mund të jetë ndryshe në klube të tjera. Por unë kurrë nuk kam treguar se dua të largohem”, u shpreh De Bruyne.

Ndërsa, De Bruyne tha se nëse vjen një ofertë shumë e madhe, mund t’ia ndryshojë mendjen.

“Kam më shumë se mjaftueshëm para. Por nëse vjen një shumë absurde, atëherë është edhe për familjen time, të afërmit e mi, nipërit e mbesat e mia, stërnipërit e mi dhe miqtë e mi”, tha De Bruyne.