“Deri 100 epizoda nuk do të ndalemi”, flet ekskluzivisht për Open-TV, “Beni” i serialit “Bashkallajk”, zbulon detaje të reja!

Me siguri jeni duke e ndjekur serialin më komik “Bashkallajk”, ku një prej aktorëve është edhe Behar Nesimi-Beni, I admiruar shumë nga fasnat e tij.
Aktori i njohur nga Tetova mbrëmë qëndroi në Kumanovë, ku ka ndjekur shfaqen “Letra” me regji të Nehat Memeti. Open-TV ka shfrytëzuar praninë e tij për një intervistë të shkurtër.
“Fillimisht i përshëndes ndjekësit e portalit Open-TV. Në Bashkallajk punët po ecin shumë mirë, qaq mirë po ecin sa sun pe nalim hiç, pa ndërprerje. Kështu që vazhdojmë. Deri në 100 epizoda do të zgjatë, po se po”, u shpreh mes tjerash “Beni” për Open-TV.
Për detaje të tjera ndiqeni intervistën e tij në videon e plotë si më poshtë: