Filantropi e afaristi i njohur Lazim Destani , sot në rrjetin e tij social shkruan se , është pikëllues lajmi mbi ikjen nga
jeta e shkrimtarit tonë me famë botërore, Ismail Kadare
Teksa shpreh dhembjen për humbjen e kolosit të madh të letrave shqipe , z. Destani shkruan se , Kadare iku si njëri ndër shkrimtarët
më të mëdhenj të shekullit 20 dhe 21 duke lënë pas krijimtarine e tij gjeniale.


Postimi i plotë:

Është pikëllues lajmi mbi ikjen nga jeta të shkrimtarit tonë me famë botërore Ismail Kadare. Familjes së të madhit Kadare dhe mbarë bashkëkombësve tanë u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera. Kadare iku si njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20 dhe 21 duke lënë pas krijimtarinë e tij gjeniale. Do të jemi përjetësisht mirënjohës edhe për kontributin e tij të paçmueshëm në promovimin dhe ngritjen e imazhit të kombit shqiptar, si një nga kombet më të vjetër europianë.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!