Sadula Alili, shtetas i Maqedonisë i punësuar në Komunën e Çairit, pasi u radikalizua nga ideologjia e Shtetit Islamik (ISIS), u nis për në Siri, ku humbi jetën në një nga përleshjet me forcat shtetërore shkruan infomax, transmeton Tetovasot. Sadula Alili më herët ishte i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa pasi ishte shkarkuar nga ajo pozitë , në kohën e kryetarit të atëhershëm Izet Mexhiti , u punësua në Komunën e Çairit. Prej aty, pas një angazhimi të shkurtër pune, ilegalisht u largua për në Siri dhe iu bashkua organizatës terroriste ISIS. Menjëherë pas largimit, ai humbi jetën në një përplasje me forcat e sigurimit të shtetit. MPB dhe MPJ deri më tani kanë refuzuar të komunikojnë me Infomax dhe t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me personin Sadula Alili. Sadula Alili është edhe kunati i motrës së kryetarit aktual të Kuvendit Afrim Gashi, ish-kryetar i Alternativës dhe partner koalicioni i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Motra e Gashit është e punësuar si mësimdhënëse në shkollën “Imri Elezi” ish “Nikola Vapcarov” në komunën e Çairit. Afrim Gashi ishte cak i incidentit të fundit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kur lejoi dhe iu bashkua realizimit të një ceremonie fetare islame në sallën “Boris Trajkovski”, duke u lutur për viktimat në Srebrenicë, duke shkelur kështu Kushtetutën e përcaktuar, laicizmin në vend por edhe ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit. Deputetët e “Levicës” shpallën kërkesë për interpelancë për Gashin.