Të paktën 50 persona kanë vderkur nga rrëshqitjet e dheut në jug të Etipoisë.

Dy incidente mendohet të kenë ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, pas reshjeve të dendura të shiut në një zonë të thellë malore të zonës së Gofës.

Autoritetet lokale thanë se kërkimi për të mbijetuarit po vazhdonte fuqishëm, por se numri i të vdekurve mund të rritet ende, transmeton Klankosova.tv.

Gofa është pjesë e shtetit rajonal të Etiopisë Jugore dhe ndodhet rreth 320 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Addis Ababa. Etiopia e Jugut është ndër zonat e vendit që janë goditur nga shira veçanërisht të dendur dhe përmbytje në muajt e fundit, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume