Pas disa ditësh bisedime, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit gjetën zgjidhje për procesit edukativo – arsimor të pandërprerë për nxënësit e klasës së shtatë. Nga shtatori nxënësit do të mund t’i shfrytëzojnë tekstet shkollore të cilat janë përdorur deri më tani, me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për temat që u mungojnë, ndërsa është planifikuar që të mësohen këtë vit. Për këtë qëllim është sjellë vendim që të shtyhet implementimi i Konceptit për arsimin fillor, në klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë.

Sfida me nxënësit të cilët nga muaji shtatori do të jenë në klasën e shtatë, u paraqit për shkak se deri më tani nuk janë përgatitur tekste të reja shkollore për ta, në përputhje me programet e reja mësimore dhe Konceptin. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme publikisht informonte se të gjitha tekstet shkollore janë përgatitur dhe janë duke u shtypur, realiteti është se asnjë nuk është shtypur dhe shumica e tyre as nuk janë përgatitur dhe as miratuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon drejtorin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Abdulfeta Fetai, dhe të gjithë ata që morën pjesë në procesin e gjetjes së zgjidhjes, dhe pret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në interes të nxënësve dhe edukimin e tyre cilësor.

Ju njoftojmë se do të ketë tekste shkollore krejtësisht të reja për klasën e shtatë nga viti shkollor 2025-2026. Nëse Koncepti i Arsimit Fillor i cili është në proces rishikimi, sipas mendimeve të mësimdhënësve dhe palëve të tjera të interesit në procesin edukativo-arsimor, ndryshohet dhe ka nevojë, do të përgatiten programe të reja mësimore edhe për klasat e tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës