Eksperti i sigurisë: Kthimi i trupit të pajetë të Faton Hajrizit është çështje kohe, IML-ja të hetojë vdekjen e tij

Avni Islami, njohës i sigurisë
I dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në afërsi të Loznicës në Serbi, Faton Hajrizi u vra të premten nga forca policore serbe.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami u shpreh se trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë por është vetëm çështje kohe, pasi që sipas tij Forenzika dhe Institutet e Mjekësisë Ligjore serbe duhet të i kryejnë shërbimet e tyre.
Islami tha se pavarësisht versionit serb, autoritetet kosovare duhet të fillojnë rishtazi hetimet se si ka ardhur vdekja e Faton Hajrizit, pasi që Kosova nuk duhet të iu “besojë” institucioneve të tyre, deklaroi në “Radio Dukagjini”.
“Unë ngrejë dyshime se si do të kthehet pas obduksionit që do I bëhet nga Forenzika dhe Mjekësia Ligjore e Serbisë. Ngre dyshime se a është vrarë apo ka bërë vetëvrasje, pasi qënë deklaratat e tij të shfaqura në TikTok nuk do të bie në duar të organeve të shtetit. Është mire që pas kthimit të trupit, Mjekësia Ligjore e Kosovës duhet të bëjë edhe një here ekspertizën, ku marrim një përgjigje më konkrete. Procedura e obduksionit nuk do të zgjasë shumë. Njësia Speciale ose e ka ekzistuar, e ka flijuar nga jeta shteti. Dhe nuk është e nevojshme të kryhet ekspertizat e tjera sikurse si është vrarë apo të dihet vrasësi. Nuk ka procedure të komplikuar”, deklaroi Islami.
Islami u shpreh poashtu se nuk është e nevojshme që për rastin e Faton Hajrizit të përfshihet Bashkësia Ndërkombëtare pasi që është “propagandë” e shtetit serb për krahasimin e rastit të tij me sulmin terrorist të Banjskës me 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ska asnjë motiv që të përfshihet faktori ndërkombëtar sepse rasti I Faton Hajrizit është rast I izoluar dhe përpjekja e Serbisë është e kot dhe pamjaftueshme propaganda e tyre që ta involvojë faktorin ndërkombëtar në këtë rast”.
“Çështja e Faton Hajrizit ka përfunduar dje për Serbinë, pasi që ai është ekzekutuar dhe pas obduksionit që do i bëhet, trupi I tij do të kthehet në Kosovë’, deklaroi ai