Arsyeja për këtë nuk është e natyrës strategjike, nuk ka të bëjë me afërsinë e nënkontraktorëve, as me objektet e testimit, por përkundrazi – ligjin, shkruan portali Aviation Week.

Sipas Musk, “kapa e fundit” është një ligj i ri në Kaliforni që ndalon distriktet shkollore të njoftojnë prindërit nëse fëmija i tyre del si transgjinor.

Ligji, i nënshkruar nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, parandalon distriktet shkollore që t’u zbulojnë prindërve orientimin seksual, identitetin gjinor ose shprehjen gjinore të nxënësit pa pëlqimin e nxënësit.

“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i kanë paraprirë, duke sulmuar familjet dhe bizneset, SpaceX tani do të zhvendosë selinë e saj nga Haythorne, Kaliforni në Starbase, Teksas”, shkroi Musk, duke shtuar:

“Ia bëra të qartë guvernatorit Newsom rreth një vit më parë se legjislacioni i kësaj natyre do t’i detyronte familjet dhe bizneset të largoheshin nga Kalifornia për të mbrojtur fëmijët e tyre,” tha ai.

Nuk dihet nëse SpaceX do të zhvendosë ndonjë nga objektet e saj prodhuese nga Kalifornia, ku prodhon motorë raketash dhe pjesë të tjera për raketën e saj Falcon 9.

SpaceX po zhvillon dhe teston sistemin e tij të nisjes Starship Super Heavy në Starbase, Teksas, i cili duhet të ulë në mënyrë drastike koston e nisjes në orbitën e Tokës dhe të mundësojë fluturimet në Hënë dhe Mars.

Musk u largua nga Los Angeles dhe u transferua në Teksas katër vjet më parë, dhe tre vjet më parë ai njoftoi se do të transferonte Teslën në Austin. Në të njëjtën kohë, selia e ish-Twitter-it, e cila tani është në pronësi të Musk, do të zhvendoset nga San Francisko në Austin, Teksas.