Në manifestimin e 102 vjetorit të ekzistencës së Odës Ekonomike, EVN Maqedoni mori çmim për përpjekjet e vazhdueshme për prezantimin e teknologjive të avancuara, digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër.

 

Oda Ekonomike u ndau çmime kompanive dhe individëve më të suksesshëm për arritjet dhe kontributin e tyre në progresin ekonomik të vendit.

Çmimet u ndanë në kategoritë “Çmim për veprimtari afatgjatë të Odës”, “Çmim i Odës për ndërtimin e partneriteteve, forcimin e marrëdhënieve dhe veprime të përbashkëta në ndërtimin e një ekonomie të begatë maqedonase” dhe “Çmim për futjen e teknologjive të avancuara, digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër”.

 

Gjatë periudhës së kaluar, EVN intensivisht i është përkushtuar digjitalizimit të shërbimeve për konsumatorët, si dhe proceseve të punës. Me këto investime, përveç modernizimit, efikasitetit dhe efektivitetit në punë, kompania po përmirëson vazhdimisht shërbimet e saj duke plotësuar nevojat e konsumatorëve. Në kuadër të veprimtarisë, në mënyrë aktive po bëhen edhe investime në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, si një angazhim afatgjatë për një të ardhme të qëndrueshme të energjisë së gjelbër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume