Urim Saliu
Fatoni nuk është më.Kjo më shumë u dhemb familjarëve të tij .Ne të tjerët , të gjithë jemi fajtorë nga pak sepse atë në momente më delikate , e ekspozuam.Sa ishte i kërkuar, e bëmë akoma më shumë të kërkuar.Natyrisht se ai edhe vet nuk iu shmang paraqitjeve të shumta në publik përmes rrjeteve sociale.
Por për dallim nga ne, ai pra Fatoni kishte me vete peshën e një bote të tërë sepse ai ishte protagonisti që jetonte mes arratisjes dhe mënyrës se çfarë duhej të bënte më tej për jetën e tij dhe mbase më shumë se kaq.
Ai në fakt në fund e pagoi edhe çmimin e madh.
Ne shumë pak dijmë për jetën e tij,gjithashtu edhe për vuajtjet e tij që zanafillën e kanë në adoleshencë, në vitin 15 të jetës së tij.Që atë kohë ai jetoi me traumat e luftës që pa dhe që u ngulitën thellë brenda tij.Si u trajtua në burgje si një i mitur kjo është zanafilla e gjithçkaje në vitet e mbrapshta që do vazhdonin për të, për një djalë të pashëm, të guximshëm që mund të kishte një jetë tjetër.
Atje nisën episodet e tij të trishta dhe më pas nuk u ndalën më deri në vdekjen e tij.
Jeta e kishte mësuar të rezistojë dhe kjo nuk iu nda deri në frymën e fundit.
Por në rrethana tjera Fatoni mund të ishte një tjetër njeri nëse do e ishte ndihmuar.Ai u la vetëm mes arratisjeve dhe lirisë që i mungoi në vitet më të bukura të jetës.
Ne e lamë të gjithë vetëm të luftojë duke kërkuar diçka që atij i mungonte ndërsa neve jo.
Përskaj të gjithave ai ishte një mendje briliante, shumë inteligjent dhe tepër i përgatitur .Por ai u la vetëm të përballet me jetën e ashpër duke kërkuar një copë lirie atje jashtë grilave .Atij i mungonte dikush që ti jep krahë, ti jep një tjetër kurajo, që ta kthejë në jetën normale që e jetojmë të gjithë dhe ai përmes arratisjeve këtë e kërkonte.
Fatoni është i rrallë që u flijua në një tokë armiqësore pra në Tokën e atij vendi që e njohim të gjithë kush është. Edhe polici i vrarë që është për keqardhje,është viktimë e një sistemi që nuk ndryshon mentalitetin e kohës së Millosheviçit.
Ikja e Fatonit, ishte e dhimbshme nga pamjet që pamë dhe na shtron të gjithëve dilemën e madhe se a u keqpërdor ai?!
14 ditët e arratisjes së fundit ishin fatale për të.Ai mbeti i vetëm kundër të gjithëve dhe skishte asnjë që ta ndihmonte në atë rrugë të verbër që kishte marrë.
Fatoni që ne pak e njohim iku me një fund që nuk e meritonte të tillë.Ai në rrethana tjera me inteligjencën që kishte mund të bëhej tjetërkush.
Askush nga ne nuk i dha një mbështetje që tia ndriçonte rrugën e verbër ku ai po ecte mes shumë pabesive, gabimeve që ai ka bërë por dhe goditjeve që të tjerët i kishin dhënë atij .Fatoni me vete morri edhe misterin e madh dhe të vërtetën që vetëm ai e dinte.Kjo kërkon hetim të thellë .