VENKO FILIPÇE DO TË UDHËHEQ ME LSDM


Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me mbi 9 mijë vota të drejtëpërdrejta mori besimin e shumicës së anëtarëve të LSDM-së për të udhehequr me partinë. Filipçe do ta drejtojë LSDM-në deri në muajin mars të vitit të ardhshëm ku duhet të mbahet edhe kongresi i partisë.

Pas marrjes së mandatit Filipçe premtoi se do ta kthejë dinjitetin e partisë dhe se do të jetë një drejtues politik i cili bashkon e nuk bën ndasi, për të prioritet do të jenë edhe politikat e VMRO-DPMNE-së në pushtet për të cilët LSDM-ja do të jetë një opozitë e fuqishme.

“Nuk kemi kohë për të festuar. Vijon një periudhë e riorganizmit dhe reformave, sipas premtimeve të mia programore për çka jam i sigurt se LSDM-ja do të dalë fitimtare. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por unë nuk di një mënyrë tjetër për ta kthyer besimin e anëtarësisë, përveç ndryshimeve të vërteta në themel. Do t’i kundërvihem fuqimisht atyre të cilët duan ta dobësojnë partinë në llogari të interesave të tyre personale” – tha Filipçe.

Opozitë konstruktive nga LSDM kërkoi edhe kryeministri Hristian Mickovski i cili uroi Filipçen.

“Z. Filipçe i urojmë punë të mbarë të jenë një opozitë konstruktive të punojnë në interes të qytetarëve dhe atdheut. Unë edhe në ekspozen time kamë thënë se çdo herë kur bëhet fjalë për intereast e RMV-së do e zgjas dorën kështu do jetë edhe nëtë ardhmën. Anëtarët e LSDM-së kanë vendosur ashtu dhe neve nuk na ngel gjë tjetër vetëm këtë vendim ta respektojmë, për shkak se nuk kemi të drejtë të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera” – tha Mickoski.

Ndërkaq, kundërkandidati i tij kryesor, Jovan Despotovski e kontestoi legjitimitetin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, pasi, sipas tij, “mbi 10 mijë anëtarë kanë ngelur jashtë procesit zgjedhor, apo nuk janë lejuar të votojnë.

Ndryshe, nga 23 mjë delegatët e LSDM-së, 54 përqind prej tyre dolën në votimet e së dielës. Venko Filipçe mori mbi 9 mijë vota ndërsa kundërkandidatët e tij Jovan Despotovski mori 2700 vota dhe Aleksandar Bajdevski rreth 900 vota.