Kryetari i ri i zgjedhur i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se politikat e LSDM-së kurrë nuk do të ndërtohen nga një grup i vogël njerëzish. Filipçe në Top Tema potencoi se LSDM-në do ta udhëheq me të gjithë integritetin personal, pasi që siç tha përgjegjësia është e tij.


Më tej Filipçe theksoi se zgjedhje e tij në krye të LSDM-së është legjitime dhe legale, dhe se është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkaq kryetari i ri i LSDM-së Venko Filipçe paralajmëroi shumë punë dhe rikthimin e partisë fituese.