Urim Hasipi

Sakatohet edhe Bordi I Fondit për Inovacione.Asnjë shqiptar prej 7 anëtarëve
Pesë kryetar shqiptar, ministri maqedonas, gjuha shqipe askund, komunikata vjen në gjuhën maqedonase.
Në takimin e kryetarëve të komunave të Pollogut me ministrin e vetqeverisjes lokale gjuha shqipe nuk respektohet, nuk figuron askund.
Siç shihet nga fotografitë e lëshuara për media, nga pres qendra e shërbimit qeveritar, në takim kanë marrë pjesë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut edhe atë, kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami (shqiptar), kryetari I komunës së Tearcës Nuhi Neziri (shqiptar), kryetari I komunës së Bogovinës Besnik Emshiu (shqiptar), kryetari I komunës së Gostivarit Valbon Limani (shqiptar0, kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu (shqiptar) dhe kryetari I komunës së Jegunocit (maqedonas).
Pra, këta kryetar të komunave përfaqësojnë rreth 200 mijë banorë, apo pjesën më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e veriut.
Këta kryetar të komunave përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh në vend, që të drejtën e tyre e kanë të garantuar për të përdorur gjuhën shqipe edhe atë, përfaqësojnë komunat ku gjuha shqipe është zyrtare.
Prandaj, diskriminimi bëhet që në fillim, e çka mund të pritet nga fondet e qeverisë në Pollog tutje, kur diskriniminimi fillon që në takimin e parë.
Kryetarët e komunave që ishin sot në takim, nuk është dashur që të vazhdojnë diskutimin më tutje derisa nuk sigurohet dygjuhësi.
E tërë kjo është e faktuar me fotografi dhe video. Në ndërkohë, qeveria e Maqedonisë, ka filluar praktikë të re. Fillimisht komunikatën e lëshon në gjuhën maqedonase për media, pastaj pas një kohe e lëshon në dy gjuhë, ndodh me orë të tëra që të jetë në dy gjuhë.
Pra, pesë kryetar shqiptar takohen me ministrin maqedonas dhe komunikata e parë vjen në gjuhën maqedonase.
Katrahura anti shqiptare vazhdoi me emërimet dhe shkarkimet sot. Nga bordi I fondit për inovacione janë shkarkuar 7 anëtarët bashkë me kryetaren, ku prej tyre 3 kanë qenë shqiptar.
Paramendoni, të shtatë që janë emëruar janë maqedonas, asnjë shqiptar.
Ani Izet samo napred