“Gjella me kripë, kripa me karar”.
Me këtë fjalë zgjodhi ta përkufizojë gjithë debatin kohës së fundit, kryeparlamentari Afrim Gashi në DailyClick për deklaratën e tij për “mëmëdheun”, për “duanë” për Srebrenicën dhe për vizitën e tij në Uashington.
“20 sekonda, të bëhen aq të mëdha?! Nuk është në rregull, jo vetëm ndaj boshnjakëve, por edhe ndaj gjithë atyre që bashkëndjejnë me viktimat” – tha Gashi.
Sa i takon kërkim fajljes nga Hristijan Mickoskit, Gashi tha se me të ka raporte të mira, ndërkaq është i bindur se gjithçka nisi nga “lufta për sensacion dhe klikime”.
“Secili mund ta interpetojë si të dojë”, thotë Gashi për interpelancën e paralajmëruar ndaj pas “duasë” për Srebrenicën.
Deklaroii: “Kam bindje sekulariste, nuk mendoj se feja duhet të përzihet në shtet”.