Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për një vdekje natyrale.

Mirëpo do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që të përcaktojë më qartë se çfarë ka ndodhur me pushuesin./tvklan.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume