Nëntë të rinj janë dërguar mbrëmë në repartin infektiv të spitalit të Gostivarit, për shkak të simptomave të helmimit nga ushqimi. Siç informon infektologu dr. Ratko Naumoski, gjatë shtrimit në repart, tek disa prej tyre simptomat kanë qenë më të rënda, por pas terapisë së marrë të gjithë janë lëshuar në shtëpi në gjendje të përmirësuar dhe stabile.
“Pacienti i parë është pranuar në orën 21:45, kemi shtruar gjithsej nëntë. Të gjithëve iu është dhënë terapia e duhur dhe deri në mëngjesin e sotëm janë liruar në gjendje stabile. Pacientët kishin simptoma të helmimit me të vjella, diarre, ngërçe në stomak dhe plogështi, por për fat ia dolëm t’i rehabilitojmë të gjitha”, tha doktor Naumovski.
Një ekip nga Qendra për Shëndet Publik ka marrë mostra për ekzaminim dhe ka bërë anketim me pacientët, pas çka do të përcaktohet shkaku i helmimit. Sipas dekeratave, personat kanë konsumuar ushqim në një lokal në Gostivar.