Në një finale të shumëpritur, Gjermania dhe Spanja përballen me njëra-tjetrën, këtë të premte, në çerekfinalen e Euro 2024.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Kapiteni i gjermanëve, Ilkay Gundogan , duke folur për gazetën spanjolle As, ka parë ndeshjen dhe ka vlerësuar skuadrën spanjolle: “Deri më tani, ata janë ekipi më i mirë në turne. Më pëlqen stili i tyre; Unë jam gjithmonë një adhurues i madh i zotërimit të topit. Por ne do të shohim se si do të reagojnë kur ne të kemi topin për një kohë.”

Mesfushori 33-vjeçar trajtoi poashtu situatën aktuale të Jamal Musiala dhe Toni Kroos : “Në nivel teknik, [Musiala] është lojtari më i mirë që kemi për momentin. Mund të flas tani për Jamalin dhe Topin e Artë në të ardhmen, por nuk dua t’i bëj presion. Ai e di se për çfarë është i aftë, ashtu si ekipi ynë dhe trajneri ynë. Më pëlqen shumë edhe si njeri. Ai është i përulur dhe një djalë shumë i mirë. Mund të them vetëm gjëra pozitive për të”, përfundoi Kroos.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com