Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktorja e njohur e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.

“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.

Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.

“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.

Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume