Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara theksoi në deklaratë se është e nderuar që ka miratimin e Presidentit dhe se synon të fitojë dhe të arrijë nominimin.

Gjatë vitit të kaluar, unë kam udhëtuar nëpër vend duke folur me amerikanët për zgjedhjen e qartë në votimin e ardhshëm. Dhe kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj në ditët dhe javët në vijim. Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike, për të bashkuar kombin tonë dhe për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme të Projektit 2025. Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë, tha Harris sonte.

Disa figura të rëndësishme partiake si Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre dhe rivali i saj i ardhshëm Donald Trump tha se “ajo do të mposhtet më lehtë se Biden”.