Hajrizit dhe nëse i kanë kërkuar Serbisë, kthimin e trupit të tij në Kosovë.

E, avokati Florim Shefqeti, thotë se nuk ka bazë ligjore që trupi i Hajrizit të mbahet në Serbi.

“E vetmja rrugë ligjore për sjelljen e trupit të tij është që Ministria e Drejtësisë të paraqesë kërkesë tek UNMIK-u, respektivisht tek zyra ndërlidhëse dhe që kjo zyrë pastaj të paraqesë kërkesë tek autoritetet serbe për sjelljen e trupit të tij”, ka thënë Shefqeti.

Faton Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik për tu bërë e nënta herë që arratiset nga burgjet e Kosovës.

Autoritetet në Serbi thanë se e vranë atë, ditën e dytë pasi ai e qëlloi për vdekje një polic dhe një tjetër e plagosi, derisa po përpiqej ta kalonte kufirit për në Bosnjë-Hercegovinë.