Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë duke thënë se janë përçudnuar.

Hoti përmendi rastin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sipas tij, ka deklaruar se është ulur papunësia, e që sipas tij, 200 mijë qytetarë kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi.

“Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato”.

“Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim minimal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Hoti tha se lista nuk mbaron me kaq, por tha se “kaq për momentin”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume