Një i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Afrim Shaqirin, 39 vjeç, i cili ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Ai është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.