Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është propozuar nga qeveria shqiptare si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së.

Lajmi është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor”, ku theksohet se do të jetë në garë me 4 kandidatë të tjerë: Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi; Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE; John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë, shkruan A2Cnn.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume