Pas emërimit të drejtorëve nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reguar Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.
Dauti tha se Taravari ka emëruar 11 jdj drejtorë në klinika dhe institute universitare por asnjë nuk është shqiptar dhe shtoi se, po dëshmohet se Aleamca duhej të mbetej me shqiptarët.
Postimi i plotë:
🇲🇰11-0🇦🇱 për Arben Taravarin
Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se përse Aleanca duhej të mbetet me Shqiptarët.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar.
Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Dr. Igor Kamshikoski 🇲🇰
Klinika Universitare për Dermatologji – Dr. Katerina Damevska 🇲🇰
Instituti Universitar i Radiologjisë – Dr. Sonja Nikolova 🇲🇰
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Dr. Irena Alexioska-Papastiev🇲🇰
Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Dr. Taner Hasan 🇹🇷
Klinika Universitare për Psikiatri – Dr. Slavica Arsova-Hadziangelkovska 🇲🇰
Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Dr. Meri Trajkovska 🇲🇰
Klinika Universitare për Nefrologji – Dr. Nikolla Gjorgievski 🇲🇰
Klinika Universitare për Reumatologji – Dr. Emilia Sandevska 🇲🇰
Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Dr. Zlate Mehmedovic 🇲🇰
Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “St. Naum Ohridski” – Dr.Nebojsha Nastov 🇲🇰
Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!