Ilire Dauti: Taravari nuk e respekton gjuhën shqipe dorëzon ligjin në kuvend vetëm në gjuhën Maqedonase

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj Ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari pasi ligji është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, përcjell TS.
“Është mirë që ministri është këtu, por nuk është aspak mirë që ministri Arben Taravari, ministër shqiptar nga radhët e kësaj qeverie, heerën e parë që po na drejtohet neve deputetëve shqiptarë të këtij Kuvendi na drejtohet në ggjuhën maqedone. Pse e bën këtë besoj do ta sqaroje në vazhdim. Unë dua ta informoj ministrin në qoftë se nuk është në dijeni që pikërisht është edhe kontributi i Aleancës për Shqiptarët shumë kohë më parë që ne të kemi mundësi ta shfrytëzojmë gjuhën shqipe jo vetëm këtu në Kuvend që ju sapo nuk e shfrytëzuat por ajo është e drejta juaj, por keni mundësi edhe si institucion, si Ministri e Shëndetësisë të na drejtoheni me ligj në gjuhën shqipe” thotë Dauti./TS/