Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.

Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.

Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.

“Qëllimi i kësaj iniciative është që me futjen e intonimit të himnit në shkolla, është që nxitet qysh në moshën më të hershme, tek të rinjtë ndejnjat e përkatësisë kombëtare, mësimi i fëmijëve për bashkim, për zhvillimin e historisë dhe traditës, vlerësimin dhe njohjen e simboleve të cilat janë përfshihen në himn dhe parasegjitihash zhvillimin e respektit ndaj atdheut të tyre”, thanë iniciatorët.

Nuk pati asnjë diskutim për këtë pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume