Një ish-efektiv i RENEA-s, është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri, pasi ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.