Lufta në lindjen e mesme hyn në një trajektore të rrezikshme. Izraeli sulmon kryeqytetin e libanit Bejrut, ku sic pretendon ka shënjestruar një bastion të Hezbollahut.

Agjencia ndërkombëtare të lajmeve citojnë burime të thonë se objektivi ka qenë Fuad Shukr, numri dy i grupit ekstremist, por ka raportime kontradiktore mbi fatin e tij.

Teksa televizioni publik në Izrael pretendon se ai ka mbetur i vrarë, media të tjerë thonë se Shukr ka mbijetuar. Sipas ushtrisë së izraelit eksponenti i lartë I Hezbollahut ishte përgjegjësi i sulmit me raketa në Lartësitë e Golanit ditën e shtunë, ku u vranë 12 fëmijë.

Ende nuk është e qartë se sa viktima ka shkaktuar sulmi izraelit në Bejrut por sipas një burimi mjekësor që citohet nga Al Jazeera, 3 libanezë kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 25 janë plagosur.

Pamje nga vendi I ngjarjes në periferinë jugore të Dahijeh tregonte pallate të shkatërruara, dhe turma njerëzish të mbledhur jashtë. CNN bëri të ditur se Tel Avivi informoi Shtetet e bashkuara para sulmit. Moska sakaq, deklaroi se sulmet në Liban përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume