Policia e Tetovës ka konfirmuar për TS vrasjen që ka ndodhur sonte rreth orës 20:35 minuta, ku mbeti i vrarë një person i moshës 40 vjeçare.

“Në orën 20.35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë ,,Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës ,,Bmw” në të cilin ishte personi me iniciajlet R.T., i cili kishte ndëruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen, thuhet në njoftim e policisë së Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume