Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna JAnevska sot në hapçjen e Lojpërave sindikale sportive të SASHK-ut në Strugë, ka pasur video fjalim, ku thotë se ka plane të mëdha lidhur me ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor, si dhe kthimin e dinjitetit të arsimtarëve.


“Dua ta dini se do të jeni përkrahja dhe mbështetja ime më e madhe në periudhën e ardhshme. Kemi plane të mëdha për ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor ndërsa në kuadër të gjithë kësaj një nga fokuset do të jetë kthimi i dinjitetit, dhe statusit tuaj më të mirë në shoqëri”, tha në një fjalim video për mësimdhënësit, Janevska.

Thotë se arsimi fillor është prioritet i saj si ministre edhe asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa qëndrim të harmonizuar me arsimtarët.

“Arsimi fillor është prioritet për mua si ministre, edhe për Qeverinë. Por, asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa ju. Sepse ju jeni hallka më e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor dhe është e qartë se nëse nuk jemi në të njëjtin anë, nëse nuk kemi qëndrim të harmonizuar, nuk do të ketë sukses. Prandaj informova dhe prap e përsëris – nuk do të bëjmë asgjë pa pëlqimin tuaj, me forcë ose inkognito. Kaloi ajo kohë”, theksoi Janevska.

Ajo shtoi shtuar se në mënyrë aktive do të punoj në interes të mësimdhënësve, mirëpo fokusi i përbashkët duhet të jenë të rinjtë.

“Nëse më duhet të ndaj diçka, kjo sigurisht është nënshkrimi marrëveshjes së re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe kjo do të ndodhë gjatë mandatit të kësaj Qeverie. Para disa ditësh reailzuam takimin e parë dhe filluam diskutimin fillestar me udhëheqësin e SASHK-ut dhe përkushtimi ynë i përbashkët është që të krijojmë më shumë mundësi për ju”, theksoi Janevska.

Ministrja njoftoi se do të eliminohen aspektet të konceptit për arsimin fillor të cilat inicojnë pakënaqësi tek mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, por siç u shpreh ministrja do të vazhdojmë të ndërtojmë atë që është e mirë dhe pikërisht, Ju keni qenë ata të cilët e keni vlerësuar si të këtillë. Gjithashtu njoftoi se do të organizohen edhe më shumë trajnime të cilat janë me interes për mësimdhënësit, do të punohet në sigurimin e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit, ndërsa një ndër prioritetet do të jetë digjitalizimi dhe përfshirja e sistemit arsimor, sepse krahasimet me vendet e rajonit tregojnë se jemi vonuar.

Janevska u bëri thirrje mësimdhënësve gjatë takimit që të ndajnë përvoja dhe praktika të mira dhe të ndajnë informacione dhe ide me të, sepse, theksoi, çdo ide ia vlen të merret parasysh dhe të mendohet për efektet dhe mënyrën e zbatimit.