Këngëtarja rumune Andreea Vilcan ka publikuar këngën e parë origjinale të saj në gjuhën shqipe të titulluar “Nuk e di”.

Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Vilcan ka thënë se këngën e ka bërë me ekipin e saj rumun, por e ka ndihmuar edhe një shoqja e saj shqiptare për pjesën e gjuhës.

Ajo tha gjithashtu se klipi i këngës është xhiruar në Rumani, megjithëse shtoi se ishte “penduar” që nuk e kishte xhiruar në Shqipëri gjatë kohës që ishte me pushime në vendin tonë.

“Publikimi i këngës shkoi shumë mirë, iu pëlqeu? Tashmë është shoqja ime nga Kosova Arbenita që më ndihmon herë pas here në gjuhën shqipe, që i shikon, i shkruan dhe i bëjmë së bashku. Sa i përket kompozimit të këngës e banë ekipi i saj nga Rumania. Kënga është xhiruar në Rumani. Këtë verë isha me pushime në Shqipëri dhe mund ta kisha xhiruar atje”, tha Vilcan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume