Mbrëmë (04.07.2024) në orën 01.30 në Raven të Gostivarit pjestarë të policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin F.Z. (31) nga Gostivari, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga një grua 25-vjeçare nga një fshat i Gostivarit se rreth mesnatës e kishte kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe pastaj para shtëpisë së saj familjare e kishte trajtuar në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar nënën e saj. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS