“Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminele i një vendi të tretë i cili nuk ka bazë juridike as në të drejtën ndërkombëtare të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vend.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i cili u arrestua javën e kaluar në vendkalimin kufitar Jazhincë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Sveçla ka deklaruar se për rastin veçse ka vendosur gjykata e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se për rastin duhet të pyesni në Ministrinë e Drejtësisë, një ministri që mbulon këtë fushë. Sa i përket ekstradimit të shtetasit tonë me kërkesë të Serbisë, për atë rast ka një deklaratë, ka vendosur edhe gjykata në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm të flasim dhe të punojmë si dy vende fqinje dhe si dy vende mike dhe nuk do të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë që nuk ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, theksoi Sveçla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume