Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas kritikave që i kanë dërguar nga VLEN për punën e tij, transmeton TV21.

“Këta vazalët ВРЕДИ i munda si kandidat i Frontit me një rezultat thuajse 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, shkroi Osmani.