Kim Kardashian nuk e ka pritur fare mirë afërsinë e krijuar mes vajzës së saj North dhe gruas së re të Kanye West, Bianca Censori.

Madje, pikërisht ky detaj ka bërë që modelja të kërkojë ndihmën e terapistit për t’i dhënë këshilla mbi prindërimin.

Lidhja e North West me njerkën e saj, Bianca Censori, u zbulua teksa dyshja u panë të përqafuar, ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles.

Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe burrit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel “Deadpool & Wolverine”.

North dhe Bianca u panë duke qëndruar pranë njëra-tjetrës përpara se të fillonte filmi dhe në një moment, Censori e mbështjellë në krahët e saj me dashuri. Pranë tyre ka qëndruar edhe reperi, teksa blenë bileta në hollin kryesor të teatrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume