Kontrolle dhe sanksione të policisë për shpejtësinë , parkimet e ndaluara dhe vozitësit e pakujdesshëm në Tetovë dhe Gostivar

Dje (4 korrik) nga ora 17:00 deri në ora 23:00 në zonën e SPB-Tetovës është kryer aksion i përgjithshëm kontrollues në komunikacion. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 74 shkelje (TE-33 dhe GV-41), nga të cilat 41 (GV) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar, përkatësisht 34 jashtë vendbanimit dhe 7 brenda vendbanimit, 25 vetura (TE) kanë qenë të parkuara gabimisht ose në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 7 janë marrë nga mjeti special “merimangë”, një automjet (TE) ka pasur defekte teknike, 2 automjete (TE) me leje qarkullimi të skaduar dhe 2 drejtues (TE) për drejtimin e mjetit pa kaluar testin e Patent shoferit informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-2).
SPB Tetovë apelon edhe njëherë pjesmerrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat, rregulloret dhe kufizimet e komunikacionit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve, veçanërisht të frenave dhe pajisjeve drejtuese, por edhe në sinjalizimin e dritës, gomat dhe sistemet e tjera. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë më drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe për sigurinë e përdoruesve të tjerë të trafikut. Tetovasot