Distria Krasniqi pati performancë të jashtëzakonshme deri më tani në Lojërat Olimpike të Parisit.

Krasniqi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë në xhudo.

E delegacioni i Kosovës në Paris ka nisur festën pas dy fitoreve të mëdha të xhudistes kosovare.

Në një video të publikuar nga Egnesa Vitia këshilltare e presidentes së Kosovës, shihet e para e vendit duke brohoritur: Kosova, Kosova, së bashku me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Distria Krasniqi tashmë ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare do të përballet me italianen, Odettte Giuffrida, në pengesën e fundit para finales së madhe. Ky duel do të zhvillohet pas orës 16:00.