Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar për rastin.


Sinjali ka mësuar se dy të arrestuarat janë nënë e bijë, Xh.L (rreth 19-vjeçare) dhe S.K (rreth 44-vjeçare) të cilat po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tronditës.

Burimet kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarave, të cilat ndodhen nën masën e ndalimit policor.