Nga Skënder Sadri KAPITI
Albin dhe Vjosa kemi pritur dhe besuar te Ju.
Koha është ajo e cila politikanëve ua gris, shqyen maskën e hipokrizisë dhe mashtrimit. Politikanët hipokritë bëjnë sikur rspektojnë historinë, por në fakt djallëzisht duan qe historine t’ia atribuojnë vetës së tyre, sikur me demek historia dhe lavdia fillon me ta.
Kritikë për politikën e Prishtinës në lidhje me mosinteresimin dhe me indiferentizmin e tyre karshi familjeve patriotike e nacionaliste dhe të trashëgimtarëve të tyre qe jetojnë në Shqipëri.
Si ka mundësi që politikanë, kryeministra, ministra dhe ambasadorët e Kosovës kurrë nuk u interesuan të paktën për t’i takuar familjarët dhe trashëgimtarët e patriotëve dhe të nacionalistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova të cilët jetojnë në Shqipëri?
Si ka mundësi që asnjë deputet, ministër , kryeministër dhe president i Kosovës nuk kanë vizituar familjet patriotike dhe kontributore për Kosovën, por vijnë e ikin dhe pushojnë plazheve në Shqipëri dhe dikush edhe investon tinëz në hotele e shtëpi luksi në Shqipëri,shumë prej politikanëve “patriotë” nga Kosova i servilosen pushtetit në Shqipëri për të marre ndonji flete-lavdrimi apo dekoratë, dhe kaq është për ta respekti i tyre për Shqipërnë Amë.
Si ka mundësi p.sh. që pothuajse asnjë politikan , shtetar, deputet, as president e kryeministër i Kosovës, e as asnjë ambasador formal i KOSOVËS në Tiranë që vijnë e pushojnë në DURRËS nuk e kanë vizituar dhe as pirë një kafe te qëndra kryesore e pritjes dhe mobilizimit të mijra vullnetarë të UCK-së te “Drenica” në Durrës, kur Durrësi, Bashkia vendore ka ngritur aty një memorial përkujtimor.
Si ka mundësi që politika e Prishtinës nxjerr lloj-lloj pengesash e kriteresh dhe nuk i regjistron shqiptarët me origjinë dhe me prindër nga Kosova që jetojnë në Shqipëri, por me hipokrizi deklarohen se përse dështoi dhe pse nuk u regjistruan shqiptarët në Kosovë, dhe bëjnë sikur shqetësohen e ftojnë diasporën që të kthehen në atdhe por nuk interesohen se përse po largohen shqiptarët nga Kosova.