Sot më 05.07.2024 (e premte), në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski do të zhvillojë takim me menaxhmentin dhe udhëheqësinë e Epsotex, me ç’rast do të shpallet investimi i tyre në shtet.

Bëhet fjalë për një investim prej 20 milionë eurosh, dhe 110 punësime të reja, me mundësi për dyfishim të shpejtë të këtij numri. Investimi gjermano-belg do të nisë në muajin gusht me ndërtimin e një objekti jashtë zonave industriale-teknologjike në territorin e Komunës Petrovec.

Pas takimit në orën 12:45, në hapësirat e Qeverisë do bëjë deklaratë Kryetari i Qeverisë z. Mickoski dhe drejtori ekzekutiv i Epsotex, z. Alamavi.