Dje (28-korrik) në periudhën nga ora 08:00 deri në 20:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 106 drejtues mjetesh (TE-91 dhe GV-15) nga të cilët 12 (TE-11 dhe GV-1) me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar informon Tetovasot.
Prej tyre, 81 shkelje të kufirit të shpejtësisë (TE-66 dhe GV-15) janë regjistruar jashtë vendbanimit dhe 25 (TE) kufizime të shpejtësisë janë regjistruar në vendbanim. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.
SPB Tetovë apelon edhe njëherë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat, rregulloret dhe kufizimet në komunikacion, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve, sidomos të frenave dhe aparateve drejtuese, por edhe sinjalistikën ndriçuese, gomat dhe sisteme të tjera. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë drejtë për së drejti për sigurinë e tyre dhe për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.TS