Ditën e djeshme (e mërkurë) ka festuar ditëlindjen e 56-të politikani i njohur, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast i është organizuar një festë me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë.

Nutricionistja Diola Dosti ka ndarë një video të tyre nga festa, ku shihet Ramushi me Anita Muçajn në një moment romantik.

Prezantuesja e lajmeve, tani edhe analiste në reality show Big Brother VIP Kosova, shihet duke i dhënë një përqafim politikanit, ndërkohë që duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ata veç kësaj kanë festuar edhe përvjetorin e martesës, të cilët janë bashkë për më shumë se 20 vite.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem.

Anita në ndërkohë shpesh ka folur për raportin me Haradinajn dhe për vitet që kanë jetuar bashkë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume