Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington.

Dje, së bashku me delegacionin e Qeverisë, si dhe me Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, u takua me kongresmenët Pit Seshns, Robert Aderholt, Jo Wilson, Jon Mylenar, si dhe me Jejms Jones, ish-këshilltar për siguri nacionale i Barak Obamës.

Në takim të dyja palët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të shtetit. Jemi duke hyrë në një cikël investimi për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe në disa fusha të tjera, theksoi Mickoski.

Gjithashtu u theksua se një nga qëllimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana e kongresmenëve u shpreh mbështetje e fortë, si një mik dhe aleat i fortë i SHBA-së.