Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Uashington. Në një postim në Facebook, Mickoski thekson se rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve.

Ai fokusohet në pikat që i bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira. Mickoski shpreh nevojën për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësisë së sinqertë.

“Kam pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Le të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar Mickoski në facebook.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com