Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, në takimin e sotëm, konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të avancohen dhe thellohen në të ardhmen me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, kumtoi MPJ-ja.

Tema e bisedimeve ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku bashkëbiseduesit ranë dakord se zgjerimi i Unionit do të jetë një nxitje jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe me interes thelbësor për vendet anëtare.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja për të punuar bashkërisht dhe intensivisht në drejtim të përshpejtimit të procesit tonë të integrimit evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume