Pratkika e dygjuhësisë të cilën e zbatonte Qeverisja e Bashkimit Demokratik për Integrim i pengon qeverisë së re, VMRO-VLEN-ZNAM.

Ndryshimi që zyrtarët e VLEN, premtuan ka filluar të zbatohet në praktikë sepse thuajse të gjitha Ministritë kanë filluar të flasin, shkruajnë e komunikojnë me mediat vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në dy gjuhë siç ishte deri më tani.

Shembull konkret është Ministria e Financave.

Informacionet flasin se nga kjo ministri me të cilën udhëheq VMRO-DPMNE-ja, të gjitha dokumentet dhe memorandumet janë vetëm në maqedonisht.

Kjo nuk është hera e parë që pas ndryshimit të Qeverisë institucionet nuk respektojnë dy gjuhësinë.

Këtë praktikë tashmë nuk e respekton as presidenca.