Në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, u përkujtua gazetari Qani Mehmedi ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Homazhe u bënë në vendlindjen e Qani Mehmedit, në Drogomisht të Vogël. Për Qaniun, foli djali i tij Mentori dhe vajza Besiana, që folën me shumë krenari për të atin. Besiana tha që vendlindja e babait është pikëtakimi që e mbanë të përjetshëm kujtimin për të.

Ajo që vlen të theksohet ishte se mbesa e Qani Mehmedit, Uskana e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes që mbante fanelën me fotografinë dedikuese për gjyshin e saj.

Të pranishëm ishin edhe nga Myftinia e Kërçovës, përfaqësues ishte sekretari Xhemail Ahmeti.