Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona në Suharekë.


Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre burra.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.