Arben Taravari është një figurë e njohur publike në Maqedoni, i njohur gjithashtu edhe për angazhimin e tij në politikë dhe jo vetëm shkruan Tetovasot.

Në vijë të kësaj pas hyrjes në Qeveri si njëra pjesë e ASH-së , ai ka filluar të shtrijë aktivitetet e tij për të sjellë figura të reja të dëshmuar si intelektualë të mirëfilltë që është edhe një fushatë për Kongresin e partisë që e drejton që pritet të mbahet në vijim.

Lidhur me këto zhvillime, Kryetari i ASh-së, Arben Taravari mbrëmë në Kumanovë ka qëndruar pranë strukturave partiake, ku ka pranuar aderime të reja në radhët e kësaj partie.

“Aleanca për Shqiptarët është shtëpia e gjithë shqiptarëve dhe si e tillë i ka dyert e hapura për të gjithë ata që mendojnë se mund të japin kontributin e tyre në të mirën e përgjithshme. Kështu sonte në Kumanovë na u bashkangjitën një grup intelektualësh të cilët kanë vepruar politikisht së bashku duke sjellur kështu gjithmonë një fryme demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga Taravari.

Ky i fundit gjithnjë është shprehur se
Politika është një fushë komplekse dhe e rëndësishme që ka ndikim të madh në shoqëri dhe në jetën e individëve.

Ajo sipas tij ofron një platformë për pjesëmarrje dhe shprehje për qytetarët në vendimmarrjen publike. Demokracia lejon qytetarët të japin kontributin e tyre dhe të ndikojnë në drejtimin dhe politikat e vendit dhe këto afrime të njerëzve kanë pikërisht këtë qëllim.

Disa nga vlerat themelore të politikës shërbejnë si udhërrëfyes për drejtuesit politikë dhe qytetarët në përgjithësi për të ndikuar në shoqërinë dhe vendimmarrjen e tyre në mënyrë pozitive.Tetovasot