Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik ka publikuar një fotografi me Lutfi Hazirin e LDK-së, me vajzën e të cilit, Lotinën është në lidhje dashurie.

Mozzik ka treguar se ka kaluar pasditen me Hazirin. Ai shkruan se atë e ka njohur përmes fjalës më të bukur që mundet t’ia thotë: “Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”.

Një pasdite me Lutën. Shëndet dhe të mira për juve! Lutën e kam njohur personalisht përmes fjalës më të bukur që mundet me ma thënë

“Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”, shkruan Mozzik.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume